LIFESTYLE, 1 Shkurt 2024, 20:18

Nominimet Oscar, Margot Robbie thyen heshtjen dhe mbron regjisoren Greta Gerwig

Nominimet Oscar, Margot Robbie thyen heshtjen dhe mbron regjisoren Greta Gerwig

Margot Robbie ka reaguar për herë të parë pas nominimeve të çmimeve Oscar. Aktorja protagoniste e filmit më fitimprurës të vitit 2023, ‘Barbie’ nuk mori asnjë nominim kryesor.

Filmi mori tetë nominime për Oscar, duke përfshirë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë në rol dytësor dhe aktoren më të mirë në rol dytësor.

Megjithatë fansat u tronditën që Margot nuk u nominua si aktorja më e mirë në rolin protagonist.

Por kjo ngjarje duket se nuk e ka mërzitur yllin e Barbie që tha se nuk ishte e trishtuar. “Nuk ka si të ndihesh e trishtuar kur e di se je kaq e bekuar”.

Ajo tha se misioni i filmit ishte të “ndikonte në kulturë” dhe ky është “shpërblimi më i madh” që kanë marrë nga suksesi i tij.

Robbie la të kuptohej se ishte trishtuar më shumë për regjisoren Greta Gerwig që nuk mori një nominim Oscar për regjinë më të mirë. Gerwig është nominuar për skenarin më të mirë të adaptuar.

“Natyrisht që mendoj se Greta duhet të nominohet si regjisore”, tha ajo. “Ajo që ajo bëri është një gjë që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë. Ajo që arriti, është me të vërtetë e tillë. Por ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë filmat.”

Barbie grumbulloi 1.38 miliardë dollarë fitime në rang global duke hedhur poshtë të gjitha parashikimet se viti 2023 do të zotërohej nga Super Mario Bros.