AKTUALITET, 28 October 2026, 11:39

Kryesia e Kuvendit/ Ambasadorja e BE-së takohet me kreun e grupit të PS, Taulant Balla

Kryesia e Kuvendit/ Ambasadorja e BE-së takohet me kreun e grupit të

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Moreira de Sousa, është takuar ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Deri më tani nuk ka detaje zyrtare lidhur me temat e diskutuara gjatë takimit dhe as për çështjet që kanë qenë në fokus të bisedës mes tyre.

Takimi mes tyre vjen pasi prej disa ditësh në Shqipëri janë zhvilluar protesta të dhunshme kundër Qeverisë dhe teksa klima politike mbetet e tensionuar.