AKTUALITET, 28 October 2026, 11:32

Protesta në ditën e 16-të/ Studentët marshojnë në kryeqytet, ‘stacionohen’ tek ministria e Arsimit

Protesta në ditën e 16-të/ Studentët marshojnë në

Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me thirrje kundër qeverisë dhe politikës shqiptare.

Pas marshimit ata janë stacionuar përballë ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, është një nga sloganet e dëgjuara gjatë protestës.

Po ashtu një tjetër mesazh i përcjellë prej të rinjve është se “pa rini nuk ka Shqipëri”.

Kujtojmë që studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama.

Në mbështetje të studenteve janë edhe pedagogët, të cilët kane bojkotuar mesimin dhe i jane bashkuar studentëve çdo ditë në protestat e tyre.