LIFESTYLE, 1 Shkurt 2024, 16:25

Ndodh në Japoni! Pas bufave e gjarpërinjve, hapet kafeneja e parë për derra

Ndodh në Japoni! Pas bufave e gjarpërinjve, hapet kafeneja e parë

Një seri kafenesh për kafshë janë hapur në Japoni, duke përfshirë ato me bufa, iriq dhe madje edhe gjarpërinj. Kafenetë e derrave janë ‘çmenduria’ e fundit që tërheq turistët në Japoni. Kafshët çuditërisht të qeta, të pastra dhe miqësore kanë sjellë një buzëqeshje në fytyrat e njerëzve në ‘Mipig Café’ të Tokios.

“Ishte e mrekullueshme. Shumë relaksuese dhe e këndshëm”, tha Brad Loomis, një inxhinier softuerësh nga Washingtoni, që vizitoi kafen me vajzën e tij 21-vjeçare, Paige. Ata ishin në mesin e dhjetëra klientëve në një mëngjes të fundit, duke bërë selfie dhe duke qëndruar me derrat, raporton Euronews.travel.

Por ku ndodhen kafenetë e derrave në Japoni? ‘Mipig Café’ në Harajuku është ndër 10 kafenetë e tilla të derrave që operatori ka hapur nëpër Japoni, duke përfshirë një në ishullin kryesor më verior të Hokkaido dhe një tjetër në Fukuoka në ishullin jugor Kyushu. I pari u hap në Tokio në 2019. Dy të tjera pritet të hapen më vonë këtë vit.

“Çdo derr është unik. Secili ka personalitetin e tij. Ju mund të vini re se një mund të jetë kokëfortë dhe një tjetër mund të jetë i butë", tha Shiho Kitagawa, një nga pronarët e Mipig, i cili i referohet derrave si “buta-san”. Derrat nuk rriten më shumë se një qen Corgi. Një makinë shpërndarëse pijesh është në cep të kafenesë, por vështirë se dikush pi gjë, pasi janë shumë të zënë me derrat. Klientët paguajnë 2200 jen (14 €) për 30 minutat e para në shoqërinë e derrave. Kërkohet një rezervim.