LIFESTYLE, 29 Janar 2024, 19:58

“Mr. Gray” u fsheh nga sytë e botës pas kritikave për “Fifty Shades”

“Mr. Gray” u fsheh nga sytë e botës pas kritikave për

Jamie Dornan thotë se u ‘arratis’ në fshat pasi u ndje i tallur për disa komente rreth filmit “Fifty Shades of Grey”.

Aktori, i cili luajti Christian Gray në përshtatjen filmike të romanit erotik, thotë se ai dhe gruaja e tij u fshehën nga bota kur kritikët nuk e pëlqyen filmin.

Jamie tha se vlerësimet e këqija e goditën shumë sepse erdhën në fund të nominimeve për çmime që do t’i ndryshonin karrierën referuar punës së tij në “The Fall” të BBC-së, duke kaluar nga lavdërime në tallje.

Pavarësisht fjalëve jo të mira nga kritikët e filmit, ‘Fifty Shades’ shënoi fitime të mëdha në arkë.

Jamie thotë se filmat e dytë dhe të tretë u ndezën morën dritën jeshile menjëherë. “Është gjë e çuditshme sepse pas ca talljeve, pranova të bëj dy të tjerë, duke e ditur se do të ketë shumë më tepër kritika”.

Ai ka vazhduar të luajë në një sërë filmash dhe shfaqjesh televizive që pas “Fifty Shades”, por thotë se nuk mund t’i shpëtojë të kaluarës së tij. Edhe kur merr vlerësime të mira tani, Jamie shprehet se kritikët ende i referohen rolit të tij në filmin erotik. Gjithsesi, aktori nuk ka asnjë fije pendese që ka realizuar trilogjinë e filmave erotikë.