LIFESTYLE, 31 Janar 2024, 22:55

I pasur me kalcium dhe proteina, arsyet kryesore pse duhet të konsumoni kos çdo ditë

I pasur me kalcium dhe proteina, arsyet kryesore pse duhet të konsumoni kos

Përfitimet e kosit janë përmendur disa herë edhe pse nuk janë të njohura për të gjithë.

Përveç kalciumit dhe proteinave, një porcion kosi përmban edhe të ashtuquajturat baktere “të mira” që mbështesin funksionin e mirë të zorrëve dhe imunitetit, përmirësojnë tretjen dhe mbrojnë kundër depresionit.

Shikoni katër arsyet për të ngrënë kos

-Sipas disa studimeve, konsumimi i rregullt i kosit dhe produkteve të qumështit me pak yndyrë na mbron nga rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2.

-Një studim i vjetër me mbi 120,000 njerëz që nuk ishin obezë ose kishin sëmundje kronike, tregoi se konsumimi i rregullt i kosit i mbronte ata nga shtimi i peshës, ndoshta për shkak të ndryshimeve në mikrobiomën e zorrëve.

-Studime të tjera kanë treguar se ngrënia e kosit për katër javë i sjell dobi trurit.

-Probiotikët e kosit reduktojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru tek njerëzit që hanin vetëm dy racione në javë.