LIFESTYLE, 3 Shkurt 2024, 19:03

Vesa Luma, në një rrëfim të rrallë për vete: Bullizmi më ka lënë shenja në jetë

Vesa Luma, në një rrëfim të rrallë për vete:

Ndoshta fëmijët e sotëm nuk e kuptojnë se çfarë vlere ka dhe sa dëm u bëjnë shokëve që bullizojnë, por me kohën e kuptojnë që viktimat e bullizmit e vuajnë këtë fakt gjatë gjithë jetës. Edhe Vesa Luma ka vuajtur nga bullizmi në fëmijëri dhe që ai ka lënë shenja në jetën e saj e ka kuptuar shumë vite më vonë.

E ftuar sot në "S'e luan Topi", Vesa kujton e përlotur atë kohë të trishtë të fëmijërisë dhe të adoleshencës. Këngëtarja nga Prishtina tha, mes të tjerave, se ajo nuk ka qenë e vetmja që ka vuajtur nga bullizmi, por kjo e ka bërë që të jetë shumë e kujdesshme në komunikimin me të gjithë e sidomos me djalin e saj:

Nuk kam qenë e vetmja, por mbase unë e kam përjetuar më rëndë se shokët apo sheqet e tjera. Me thënë të drejtën, ka mbetur shenjë, ndaj edhe mundohem shumë që ato shenja që më kanë mbetur nga fëmijëria të jem shumë e kujdesshme deri në ato limite që të jem shumë e kontrolluar ndaj djalit, por kjo vjen si pasojë e asaj që kam përjetuar vetë...