TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbana Osmani ka bërë një rrëfim personal gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram. Dikush e pyeti: “Si përballohet humbja e mamit në moshë të re?” Arbana u shpreh e prekur nga kjo pyetje dhe ka ndarë përjetimin e saj kur shumë vite më parë nëna e saj u prek nga kanceri dhe ishte në rrezik për jetën. Moderatorja tha se ka jetuar me frikën se sëmundja mund t’i rishfaqej.
"Kjo më bëri të qaj. Nuk e di, besoj nuk ka diferencë mosha, një humbje e tillë është gjithmonë e dhimbshme kurdo që vjen. Nëna ime ka qenë në rrezik për jetën kur ne kemi qenë shumë të vegjël dhe për shumë vite me radhë, unë kam jetuar me frikën se kanceri mund të rishfaqej një ditë dhe mund ta humbisja papritur. E të betohem, vetëm mendimi më lëndonte aq shumë,” -rrëfeu Arbana.
Ndër të tjera, Arbana tregoi se prindërit e saj kanë qenë shumë strikt me të ndërsa rritej, gjë që ajo po mundohet të mos e bëjë si nënë e tre fëmijëve të saj.