LIFESTYLE, 3 Shkurt 2024, 17:34

Më të shtrenjtat të shitura ndonjëherë, atletet e Michael Jordan thyejnë rekordin botëror

Më të shtrenjtat të shitura ndonjëherë, atletet e

Një komplet atletesh Air Jordan të kampionit Michael Jordan, të veshura nga ai gjatë fitoreve të gjashtë titujve të NBA dhe gjashtë MVP-ve të finaleve të NBA, u shitën për plot 8,032,800 dollarë -- një rekord global i ankandit për atlete të veshura në lojëra, tha të premten shtëpia e ankandit Sotheby's.

"The Dynasty Collection" përfaqëson shumën e dytë më të lartë të grumbulluar për relikeve të Jordan, pas fanellës prej 10.1 milionë dollarësh të veshur në ndeshjen 1 të finaleve të "Last Dance" të vitit 1998. Një palë atlete të veshura në lojën 2 të asaj finaleje u shitën për 2,238,000 dollarë në prill, në atë kohë më të shtrenjtat ndonjëherë.

Më të shtrenjtat të shitura ndonjëherë, atletet e

Seti përbëhet nga Air Jordan VI (1991), Air Jordan VII (1992), Air Jordan VIII (1993), Air Jordan XI (1996), Air Jordan XII (1997) dhe Air Jordan XIV (1998). Atletet Air Jordan VI, VIII, XI dhe XII janë gjithashtu me autograf nga Jordan.