BALLKAN, 30 Maj 2023, 10:25

Protestuesit serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Protestuesit serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it mbanin

Në protestën e djeshme në veri të Kosovës, disa protestues serbë mbanin kapele identike të veshura nga famëkeqi Veljko Belivuk. Veljko Belivuk ishte lideri i një grupi kriminal që kryente shërbime për shtetin e Serbisë.

Mediat në Kosovë kanë vënë re detajin dhe kanë identifikuar disa prej protestuesve, mes të cilëve thonë se kishte edhe policë serbë të veshur me rroba civile, e që në duar mbanin shkopinj gome dhe hekuri.

Protestuesit serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it mbanin

Prej tyre, është identifikuar Dragan Smigiq. Ky i fundit dyshohet se është një polic serb nga Rudara e Serbisë.

Një fotografi që është shpërndarë në Twitter, shihet teksa Dragani godet me shkop policie ushtarët e NATO-s në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, në veturat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, dhe në veturat zyrtare të KFOR-it huliganët kanë shkruar me ngjyrë të bardhë simbolin kombëtar të serbëve, ndërsa me ngjyrë të zezë shkronjën “Z” e cila është bërë simbol i mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës.