AKTUALITET, 26 October 2026, 21:34

“Kjo është media llaxore”, Demalia shpërthen ndërsa Tela po tregonte si u qëlluan protestuesit me plumba gome

“Kjo është media llaxore”, Demalia shpërthen

Analistët Andi Tela dhe Ilir Demalia u përplasën ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për dhunën policore ndaj protestuesve dhe raportimet e medias. Ndërsa Tela renditi disa raste kur protestuesit u qëlluan me plumba gome, Demalia akuzoi median se nuk foli për policët e dhunuar.

Pjesë nga debati

Tela: Po diskutonim për çështjen e numrave, mbështetjen popullore dhe këtë e kemi të provuar në qershor. Çdo njeri e dënon dhunën ndaj bisnesit privat, por kur ke një numër të madh protestuesish, mënyra se si policia sillet tregon se si qeveria do t’i përcillet publiku.

Kryeministri nxorri të premten disa studentë dhe mes tyre ishte një student, Sinoimeri, me mesatare 10, dhe kryeministri e nxorri si jostudent. Pra për të treguar se nuk ka studentë.

Të shutnën ishte sërish një protestë masive dhe njëri prej tyre u godit me plumb në sy, se ishte pranë bankës dhe u godit jo se kërcënoi policinë, por se ishte pranë selisë së PS. Plumbi duhet të godadë pjesën e poshtme të trupit.  

Demalia: Ke të drejtë se policia nuk është sulmuar fare këto ditë. Ka qenë policia që nisur agresionin. 

Tela: Plumbi në këtë rast duhet të godasë pjesën e poshtme të trupit.

Demalia: Kjo është media llaxore, kjo është media llaxore, o burrë. Ky thotë. Ne i kemi parë që policët kanë ndenjur shumë urtë.

Janë sulmuar pastaj kanë sulmuar. Pra kur kanë filluar gurët, kanë filluar hunjtë, kanë filluar vandalizmat dhe gazetarë që shkojë 5 minuta dhe kapin mikrafonin të protesta dhe 5 minuta japin raport. Gazetari duhet të jetë i paanshëm. Nëse ti Tela je gazetar dhe ke drejtuar edhe media dhe e pranon që një gazetar të marrë mikrofonin si histerik në protestë dhe pastaj të japë raportin. Nuk the gjë për policinë, si me qenë policia e Serbisë dhe e Vuçiçit.

Tela: Gazetarët duhet të tregojnë të vërtetën. Përveç plumbit në sy të protestuesit kishim raste të tjera të një pedagogeje që u godit me plumb në gjoks.

Demalia: Polici e dinte që ishte pedagog.

Tela: Goditja në sy dhe në gjoks të pedagoges, tregon se policia ka tejkaluar protokollin dhe po abuzon me detyrën.

Demalia: Po kafka e policit nuk të ka ra në sy?