BALLKAN, 29 Maj 2023, 16:29

Tensionet në Veri/ Shpërndahen protestuesit në Zubin Potok, në Zveçan e Leposaviq vazhdon protesta. Bllokohen automjetet me policë të Kosovës 

Tensionet në Veri/ Shpërndahen protestuesit në Zubin Potok,

Në Zubin Potok protestuesit serbë, të mbledhur para ndërtesës së komunës, janë shpërndarë. Ata paralajmëruan protestë të ngjashme për të martën.

Në Zveçan thonë se qytetarët nuk do të largohen derisa të largohet Policia e Kosovës.

Dhjetëra protestues mbeten edhe para objektit komunal në Leposaviq.

Pjesëtarë të KFOR-it janë duke kërkuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe që t'u mundësojnë tri automjeteve të Policisë së Kosovës, të parkuara para ndërtesës komunale në Zveçan, të lëvizin dhe policëve që janë brenda, të hyjnë në ndërtesën e komunës.

Një gjë të tillë janë duke e kundërshtuar protestuesit serbë, të cilët kërkojnë nga Policia e Kosovës që të largohet nga kjo zonë.

Autoritetet e Kosovës e refuzojnë këtë kërkesë.

Policët në automjete gjenden aty që prej orëve të hershme të mëngjesit.