BALLKAN, 29 Maj 2023, 19:29

Tensionet, Vjosa Osmani: Veriu i Kosovës u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Tensionet, Vjosa Osmani: Veriu i Kosovës u destabilizua me urdhër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fajësoi strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale për atë se çka po ndodh në Veri, që sulmuan policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani dënoi dhunën në veri, teksa akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Osmani në Twitter.