BALLKAN, 29 Maj 2023, 18:24

“Dhuna në Veri, e papranueshme”, apeli i ambasadorit të SHBA: Ulni tensionet dhe dialogoni

“Dhuna në Veri, e papranueshme”, apeli i ambasadorit të

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier iu ka bërë thirrje palëve Kosovë-Serbi, që të ulin tensionet në veri dhe t’i rikthehen dialogut. Deklarata në fjalë vjen pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të përshkallëzojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.

Ai ka vijuar se protesta është e drejtë e qytetarëve, por që duhet të jenë në formë paqësore. “Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme”, ka vijuar Hovenier.