TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke komentuar humbjen e presidentit të Serbisë në zgjedhjet e ditës së dielë, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Rama është më keq se Vuçiç, sepse ka tradhëtuar interesat e vendit.
“Rënia e një autokrati, është një festë për këdo që beson në vlerat e lirisë, demokracisë, shtetin e së drejtës. E dyta, me rënien e Vuçiç, i vetmi autokrat në rajonin tonë është Edi Rama, nuk ka një të ngjashëm si ai.
Në asnjë vend tjtër të rajonit. Vuçiç ishte i ngjashëm në 90% të sjelljes së tij me Edi Ramën.
Njësoj e ndërtoi korrupsionin në sistem, njësoj e ndërtoi sistemin e patronazhimit. I njëjtë për lidhet e drejtpërdrejta me bandat dhe krimin. Ndryshon vetëm në një element, që Rama nuk e ka, në mbrojtjen e interesit kombëtar të Serbisë. Asnjë nuk e ka akuzuar Vuçiç që të ketë tradhtuar interesin kombëtar të Serbisë. Krejt e kundërta me Edi Ramën, seps ai interesin kombëtar e ka nxjerrë në shitje. Rama bëri gjithçka me Vuçiç, përfshirë Ballkanin e Hapur. Është më i keq se Vuçiç, pasi ka nxjerrë në shitje interesin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Vuçiç nuk e vuri kurrë në pikëpyetje mbrojtjen e interesit kombëtar të Serbisë. Kjo e bën Ramën më të rrezikshëm” – shpreh Blushi.