TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar ashpër sulmet ndaj KFOR-it, ku disa ushtarë ngelën të plagosur. Në një deklaratë OSBE bën thirrje për zbutjen e tensioneve, ndërsa bën thirrje për kthimin e palëve te procesi i dialogut.
“Ripërsërisim thirrjen e bërë të premten nga Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. Dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë për kthimin në procesin e dialogut si çështje urgjente.
Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, shkruhet në reagimin e OSBE-së.