BALLKAN, 29 Maj 2023, 18:34

Përleshje me protestuesit serbë, lëndohen 20 ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Disa të arrestuar

Përleshje me protestuesit serbë, lëndohen 20 ushtarë të

Të paktën 20 ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përplasjeve me protestuesit në Zveçan, në veri të Kosovës. Në orët e pasdites, situata në Zveçan është përshkallëzuar, ndërkohë KFOR-i u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga hapësirat afër komunës, por ata nuk pranuan.

Nga pamjet e publikuara nga mediat dëgjohen edhe krisma, që nuk dihet se nga vijnë. Para përshkallëzimi i situatës, KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it. Siç njofton gazetari i T7 nga Zveçani, ekipet mediatike janë strehuar në një lokal, pas tensionimit të situatës atje. Mësohet se disa prej sulmuesve, qytetarë serbë, tashmë janë arrestuar.