TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka muaj që thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vetëm një dëshirë – “ta çojë në gjakderdhje gjithë rajonin”.
Por, shtoi ai “pak njerëz deshën për ta dëgjuar atë dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtetë në Kosovë”.
Megjithatë, Vuçiç tha se “në tre ditët e fundit ‘edhe një idiot’ mund të kuptojë se çfarë po ndodhë”.
“Dëshira e Kurtit është që të ketë konflikte të mëdha mes serbëve dhe NATO-s dhe ai të lajë duart dhe të thotë se nuk ka lidhje me të”, pohoi Vuçiç në konferencë për media dhe shtoi se ka pasur bisedime me amerikanët, gjermanët dhe evropianët.
Ai ka theksuar se serbët e mbledhur në komunat veriore, janë grumbulluar për t’i mbrojtur ndërtesat e tyre, derisa ka pretenduar se “ndërkombëtarët nuk i kanë mbrojtur serbët”.
Vuçiç e ka pranuar se veturat e policisë së Kosovës janë ngjyrosur, por e ka mohuar se ato janë sulmuar.
“Serbët kanë kërkuar tërheqjen e Policisë dhe kryetarëve. KFOR-i ka kërkuar që të kalojnë veturat e ROSU-s”, shtoi ai.
Kreu i shtetit serb ka pretenduar se pika kyçe që ka çuar në incidentet e sotme ka qenë se serbët kanë rrethuar dy vetura të policisë dhe kanë shkruar katër shkronja “S”.