BALLKAN, 29 Maj 2023, 15:03

Zveçan, grupet kriminale serbe dëmtojnë edhe makinat e mediave nga Shqipëria (Foto)

Zveçan, grupet kriminale serbe dëmtojnë edhe makinat e mediave

Gjatë protestës në Zveçan, një grup kriminal serb ka sulmuar dhe dëmtuar mjetet e mediave nga Shqipëria.

Serbët kanë dëmtuar makinat e TopChannel dhe Euro News Albania.

Gjatë ditës, ata kanë dëmtuar edhe veturat e mediave kosovare, ku për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK gjithashtu ka reaguar edhe për dëmtimin e veturave të mediave nga Shqipëria.

Zveçan, grupet kriminale serbe dëmtojnë edhe makinat e mediave

“Një veturë e medias Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan. Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej”, thuhet në reagim.

Më tej, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit.