BALLKAN, 29 Maj 2023, 14:17

Sulmohen ekipet e mediave në Veri nga protestuesit, reagon Asociacioni i Gazetarëve

Sulmohen ekipet e mediave në Veri nga protestuesit, reagon Asociacioni i

Një ekip gazetarësh është sulmuar në Veri të Kosovës, teksa raportonin mbi zhvillimet në një prej komunave pas tensioneve nga pala serbe.

Sipas Telegraf, protestuesit kanë sulmuar veturën e ekipit të RTV Dukagjini, duke ia çarë dhe gomat automjetit.

Lidhur me situatën, ka reaguar dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) pas videove që po qarkullojnë me media ku shihen veturat e grupit të raportuesve me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e çara.

Në reagimin për mediat, AGK thekson se dënon këtë akt nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në reagim.