AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 22:09

U rrëzua aksidentalisht në trotuar, ndërron jetë turistja 83-vjeçare te Mali i Robit

U rrëzua aksidentalisht në trotuar, ndërron jetë turistja

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, pasi një turiste polake ka ndërruar jetë.

Mësohet se turistja polake 83-vjeçare me iniciale L.M. ka marrë dëmtime pasi është rrëzuar aksidentalisht në trotuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.