Tragjik ka rezultuar fati i një të mituri sot në fshatin Bërxull, që ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën "Shkëndija". Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin me inicialet N. A., 63 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.