AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 20:32

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 24-vjeçari. Në kërkim autori

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 24-vjeçari. Në

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën "Dine Hoxha".

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.