AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 21:34

Përplasen dy automjete në Rrugën e Kombit, të plagosurit nisen me urgjencë drejt Spitalit

Përplasen dy automjete në Rrugën e Kombit, të plagosurit

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar disa persona të cilët janë dërguar drejt spitalit.

Ndërkohë mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në automjetet e aksidentuara, teksa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë.