AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 20:11

“Me regji të Ramës u liria Tahiri, u arrestua sekretarja e MSH, u lëshua me telekomandë Basha”, Vasili: Llogaria për zgjedhjet e vjedhura s’do të mbyllet!

“Me regji të Ramës u liria Tahiri, u arrestua sekretarja e MSH,

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimin e dy zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë apo dhe lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Vasili thekson se kjo ka qenë një lëvizje e kryeministrit Rama për të shmangur vëmendjen nga zgjedhjet e vjedhura.

Sipas Vasilit, ‘humnera’ e zgjedhjeve të 14 majit është e provuar pafundësisht.

REAGIMI I VASILIT

Rama nuk e mbush dot humnerën e zgjedhjeve te vjedhura me arrestime dhe lirime qesharake! Humnera e zgjedhjeve te 14 majit eshte tashme provuar pafundesisht. Vjedhja, manipulimi, deformimi dhe shkaterrimi çdo standarti edhe me minimal te zgjedhjeve eshte dokumentuar me dokumenta, me video, me audio, me foto pa mbarim. Rama po perpiqet me deshperim te mbushe humneren me luge kafeje ngjarjesh qesharake. Me regji te Rames lirohet Tahiri, arrestohet nje sekretare e pergjithshme se ka vjedhur 3 mije euro, leshon rrugeve me telekomande Lul bravën, nje tufe me llafazane te paguar mediatike, qe flasin vetem per opoziten dhe bejne sikur i kerkojne hesap dhe i qajne hallin dhe e gjitha kjo qe humnera zgjedhore te mos permendet.

Vjedhja mafioze nga Rama e zgjedhjeve ka sjelle shkaterrimin e çdo elementi te shtetit ligjor, drejtesine e kapur, bllokimin mafioz te kontrollit mbi qeverisjen, asfiksimin e parlamentarizmit pra de facto shkarken drejt polarizimit ekstrem, tensionimit maksimal te situates dhe asgjesimin e çdo mundesie reale per funksionimin normal te nje shoqerie demokratike dhe pluraliste. Demi eshte i pallogaritshem dhe e gjithe pergjegjesia bie vetem mbi Edi Ramen. Asnje lloj artifici i deritanishem apo edhe i fishekzjarreve te tjera mediatike, qe do te rropaten qe te shpikin nuk e mbush dot humneren e zgjedhjeve te vjedhura, qe rendon vetem mbi Edi Ramen.

14 maji mbetet nje varr i hapur politik ku faji i Edi Rames eshte i pa amnistueshem. Komedia e zeze e ngjarjeve te shpikura te dites ka marre fund. Humnera e zgjedhjeve te vjedhura mbushet vetem me ndeshkimin deri ne fund te Rames dhe te te gjithe atyre qe paten guximin te vene dore mbi zgjedhjet dhe vullnetin e popullit. Rama dhe te gjithe ata qe ka perqark duhet ta kene shume te qarte se çdo makinacion gjoja ligjor apo mediatik i mbeshtetur nga drejtesia me regji dhe supengrenesit mediatike thjesht dhe vetem rendon me shume situaten e vete Rames & co. Llogaria e humneres se zgjedhjeve te vjedhura nuk mbyllet kurre, por vetem do te thellohet ne menyre vrastare dhe perpelitjet sharlataneske te Rames vetem e nxjerrin me shume ne pah ate dhe fajin e tij.