TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Jordan Daci komentoi nga studio e emisionit “Revieew” në Euronews Albania, mundësitë që ish-ministri i Brenshëm Saimir Tahiri të fitojë pafajësinë në Gjykatën e Lartë.
Daci theksoi se fati i keq i ish-ministrit është se jemi në fazën e reformës në drejtësi, ku njerëzit janë të etur për të parë viktima që dënohen nga gjykata.
Ai nënvizoi se uron që sistemi i drejtësisë të japë një vendim të drejtë duke u bazuar mbi prova dhe duke ekuilibruar interesin e Tahirit me interesin e gjithë shoqërisë.
“Tipari më i mirë i një gjyqtari është humanizmi. Unë vlerësoj më shumë një gjyqtar që le të bëjë gabime dhe të jetë human se sa të jetë i ashpër dhe të prodhojë një drejtësi represive. Kjo e dyta prodhon më shumë efekte negative, por fatkeqësisht fat i keq i Saimir Tahirit është se ne ndodhemi në një fazë që publiku është si në situatën e Jezusit që do gjak. Do shembuj, ka nevojë të shohë viktima, dhe pse shpeshherë i bëjnë gropën dikujt dhe më pas bien dhe vetë brenda. Kjo është klima, kjo është faza në të cilën ne ndodhemi dhe uroj që sistemi ta ekuilibrojë qoftë interesin e tij personal, qoftë interesin tonë si shoqëri”, tha Daci.