AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 19:44

Aksident i pazakontë në Vlorë, ‘Benz’-i përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Aksident i pazakontë në Vlorë, ‘Benz’-i

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një mjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë është lënduar një nga pasagjerët, që ndodhej në automjeti tip ‘Benz’. Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.