AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 22:02

I mori jetën të ëmës, zbulohet emri i autorit të ngjarjes së rëndë në Përmet

I mori jetën të ëmës, zbulohet emri i autorit të

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Përmet, ku mbeti e pajetë një 65-vjeçare.

Sipas burimeve për News 24, Albi Muhollari është 24 vjeçari që i ka marrë jetën nënës së tij.

Sipas Policisë, 24-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje depresive, dhe e ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.

Autoritetet u vendosën në ndjekje të autorit pas raportimit të ngjarjes dhe kanë arrestuar të riun me iniciale A. M.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.