AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 20:23

Ligji për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri, VOA: Komisioneri nisi një fushatë në nivelin vendor për të nxitur respektimin e tij

Ligji për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri nisi një fushatë në nivelin vendor për të nxitur trajtimin e problemeve që kanë qytetarët, media dhe shoqëria civile lidhur me zbatimin e këtij ligji.

Sipas vlerësimeve të organizatave të pavarura mediat por edhe qytetarët kanë ende një qasje të kufizuar në dokumentet publike dhe fushata synon rritjen e përgjegjësisë sidomos të qeverive vendore.

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për të Drejtën e Informimit, ndërsa gjykatat kanë rritur së fundi nivelin e shërbimeve lidhur me infomimin si për qytetarët edhe për median.

Në mjediset e gjykatës së Gjirokastrës janë afishuar gjerësisht të dhënat që kanë të bëjnë me të drejtën e informimit të qytetarëve. Përveç faqes së internetit, një pikë njoftimesh përditësohet çdo ditë me kalendarin e seancave gjyqësore, por dhe ka edhe risi të tjera pas reformës gjyqësore, thotë kancelarja e gjykatës, Donalda Feruni.

“Pranë gjykatës sonë është gjyqtari i medias i cili është një risi për gjykata e juridiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë. Gjithashtu është edhe zyra për komunikimin me qytetarët që asistohet në gjykatën e rrethit gjyqësor në Gjirokastër nga një gazetare me eksperiencë duke ju ofruar publikut të gjithë informacionin e kërkuar sipas normimeve që bën ligji për të drejtën e informimit.”

Por jo pak institucione të tjera publike kanë problematika me të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Raporte si të Komisionit Evropian por edhe të organizmave ndërkombëtarë vlerësojnë se qasja në të dhënat dhe dokumentet publike vazhdon të jetë e kufizuar në Shqipëri.

Komisioneri për të drejtën për Informim Besnik Devishi thotë se institucioni që ai drejton ka nisur në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri një fushatë në nivelin vendor për të rritur ndërgjegjësimin për zbatimin e Ligjit të së Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Projekti shtrihet në tre komponentë. Komponenti i parë është ndërgjegjësimi ku ne shpërndajmë materiale që lidhen me këto dy të drejta themelore të njeriut. Komponenti i dytë është takimi që ne zhvillojme me përfaqësuesit e organeve të qeverisjes vendore në nivel qarku dhe më gjerë, por edhe me përfaqësuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor, gjithashtu me sensibilitete të shoqërisë civile dhe medias si dhe komponenti i tretë është me vajtjen që nga komisionerir apo edhe inspektorët e zyrës së Komisionerit pranë autoriteteve publike për të trajtuar së bashku raste konkrete që lidhen me të drejtën e informimit dhe me transparencën e autoriteteve publike.

Transparenca e autoriteteteve publike kërkohet me shumë forcë, thotë më tej zoti Dervishi.

“Autoritetet publike duhet ta kultivojnë transpancën për dy qëllime , e para për t`i ardhur në ndihmë qytetarit, sepse kjo është një e drejtë e qytetarit, por nga ana tjetër edhe për vetë autoritetet publike , per titullarin për punonjësit, për të gjithë stafin e autoritetit publike sepse duke qenë transparent mundet që autoritetet publike të bëjnë edhe punë të mira. Nëse nuk janë transparent nuk i reflektojnë ato. Pra per punët e mira që bëjnë autoritetet publike nuk kanë asnjë arsye pse të neglizhojnë transparencën dhe të përballen me publikun.

Zoti Devishi vlerëson mjaft të rëndësishëm rolin e qeverive vendore si për transparencën edhe për llogaridhënien. Zgjedhjet vendore të Majit pas katër vitesh risjellin në Shqipëri pjesëmarrjen e opozitët në këshillat bashkiakë. Në këto këshilla pritet të rritet niveli i debatit, thotë zoti Dervishi.

“Ndoshta do të rritet debati, qoftë edhe debate politik, i shëndetshëm, profesional, debati psr problematikat e komuniteti që këta anëtarë të këshillit përfaqësojnë. Diskutimet dhe debati politik i shëndetëshëm ndikojnë pozitivisht në zgjerimin e transparencës.”

Ministria e Drejtësisë dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit kanë paraqitur së fundi ndryshime të reja në Ligjin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të dhënave personale të cilat pritet të miratohen në Parlament.

Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë që Komisioneri për të Drejtën e Informimit pas hetimit administrativ mund të vendosë gjoba ndaj titullarit të institucionit apo zyrtarëve përgjegjës për mos dhënien e informacionit./VOA