TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria po përballet masivisht me fenomenin e shpopullimit të fshatit. Fshati Damjanec nuk është më shumë se 11 km larg nga qyteti i Korçës. Deri para 20 vitesh ka pasur 110 shtëpi, e momentalisht jo me shume se 10 të tilla.
Banorët historikisht janë marrë me blegtori dhe bletari dhe pak bujqësi. Mehdi Horanlli ka më shumë se 300 koshere të cilat i ka të vendosura në disa zona të fshatit.
Ai na tregon se ditët e fundit janë përballur me një fenomen që nuk e kanë hasur më parë. Arinjtë sipas tij mësyjnë natën kosheret e bletëve duke sjellë dëmtime të mëdha. Dëmtime nga arinjtë në ferma bletësh ka pasur edhe në fshatra të tjerë të njësive administrative Voskop dhe Voskopojë.