AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 18:36

Tjetër urban aksidentohet në Tiranë, mjeti shkon “për një kafe” në hyrje të lokalit në Fresk

Tjetër urban aksidentohet në Tiranë, mjeti shkon “për

Një tjetër urban është përfshirë në aksident ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një autobus pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në hyrje të një lokali në zonën e Freskut.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë kujtojmë se muajt e fundit, të shumtë kanë qenë aksidentet ku janë përfshirë urbanët në kryeqytet, ku ndër më të rëndët ka qenë ai me 9 të plagosur.