AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 16:53

Hapen aplikimet për praktikat e punës në administratë, ja si mund të aplikojnë të rinjtë

Hapen aplikimet për praktikat e punës në administratë, ja si

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar hapjen e aplikimeve për praktikat e punës në administratë. Janë 1597 vende pune vakante për të gjithë të rinjtë të moshave 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht diplomën bachelor. Afati i aplikimeve shtrihet deri më datën 30 qershor 2023 dhe bëhet duke paraqitur një CV dhe letër motivimi.

“U hap Thirrja VIII e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç për këtë vit!

Si aplikohet?

Shumë thjesht! Mjafton të bashkangjisni CV-në tuaj dhe një letër motivimi për institucionin ku dëshironi të zhvilloni praktikën 3 mujore brenda datës 30 qershor në web-in: praktika.riniafemijet.gov.al

1597 pozicione të lira. Ju ftoj të zgjidhni pozicionin që përshtatet më shumë me profilin dhe synimet tuaja në administratën shtetërore, shoqëritë tregtare apo OJF-të.

Por mos harroni!! Për t’u bërë pjesë e Thirrjes VIII, duhet të kesh një diplomë të vlefshme Bachelor përpara datës 1 shtator kur fillon praktika, dhe nuk duhet të kesh qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të këtij programi. Link-u i aplikimit: https://praktika.riniafemijet.gov.al”, shkruan ministrja.