TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 27-vjeçar shqiptar, nëntorin e kaluar tërhoqi zvarrë me makinë një studente 21-vjeçare, e cila vdiq pasi përgjaku asfaltet e qendrës së Selanikut. Tashmë shqiptari ka dalë para Apelit dhe mbi të rëndojnë akuzat e drejtimit të një mjeti që nuk përmbush kushtet teknike, aksident trafiku dhe drejtim të mjetit pa patentë.
Në dosjen e cila është bërë publike nga media greke pasagjerja e cila ka qenë brenda në makinë me shqiptarin, një 20-vjeçare është liruar nga akuza për bashkëpunim në vrasje.
Konkretisht në dosjen e shqiptarit shkruhen këto akuza:
a) drejtim i një automjeti të rrezikshëm, i cili ka sjellë si pasojë vdekjen e një personi,
b) largim nga vendi i aksidentit dhe
c) drejtimit të mjetit pa leje drejtimi dhe me shpejtësi të tepruar (104 km/h) në një rrugë urbane.
Në dosjen hetimore thuhet se 21-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën dhe shqiptari e ka marrë para pa e ulur aspak shpejtësinë. Mediat greke kujtojnë se studentja vdiq pas 5 ditësh në reanimacion, ndërsa familja e saj vendosi të dhuronte organet.