AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 15:20

Tahiri u lirua me pakt politik?! Shpërthen avokat Ngjela pas deklaratave të Berishës: Ai ka devijacion psikik, por nëse do mund të...

Tahiri u lirua me pakt politik?! Shpërthen avokat Ngjela pas deklaratave

Avokat i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sot vendimin për lirimin nga burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas Ngjelës, Tahiri ka plotësuar kushtet e vendosura në ligj dhe për këtë arsye gjykata ka vendosur që pjesën tjetër të dënimit ta kryejë në shtëpi.

Gjatë një interviste në Neës 24 ai tha se Tahirit nuk ia provuan dot korrupsionin, por i provuan shpërdorimin e detyrës.

“Në qoftë se do ta linin në burg me atë diagnozën për bashkëshorten që tha avokati, do të thotë dënim me vdekje. Nëse ka realizuar pesë kushtet e ligjit, do të dalë patjetër”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Çdo me thënë gjysmë liri?

Është gjysmë liri se nuk je në burg, je në shtëpinë tënde.

Nuk quhet liri me kusht?

Jo. Është benefit që e marri nata që kanë një problem shëndetësor familjar. i ka mbetur edhe një masë e vogël dënimi. Është në gjithë botën kjo, jo vetëm këtu.

Tahiri e fitoi lirinë për shkak se ka qenë zyrtar i lartë? A iu duket sikur gjykata funksionon me dy standarde?

Në konsideratë merret edhe sjellja e tij. Çfarë do ti bënte Tahirit edhe një vit burg? Asgjë.

Është lirimi i Tahirit një pakt me politikën?

Atë e ka gjykata në dorë, jo politika. Ai mori përsipër fajin. Ai u tregua dinjitoz. Nuk implikoi njeri pasi ligji kapte vetëm atë.

Tahiri si ministër i brendshëm mund të dinte shumë gjëra që të tjerët nuk i dinin. A mund të jetë “më lironi se do flas?”

Nuk mund të flasim me hamendje. Unë pa prova nuk flas dot.

Berisha tha se Tahiri u lirua me urdhër të Ramës…

Po të dojë Tahiri e hedh në gjyq Berishën. Ai ka devijacion psikik, akuzon këdo. Ai vetëm akuzon. Më thoni, për kë ka folur mirë ky njeri.

Mund të kthehet në politikë?

Tani nuk e lë dënimi. Mund të dalë avokat, ai ka formim juridik.