AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 18:08

Çfarë po ndodh me ish-kryebashkiakun e Durrësit? Dako paraqitet sërish në SPAK, akuzat që rëndojnë mbi të

Çfarë po ndodh me ish-kryebashkiakun e Durrësit? Dako paraqitet

Vangjush Dako është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Durrësit është thirrur në SPAK edhe në muajin mars, ku dha për 4 orë deklarime para prokurorëve.

Mësohet se Dako akuzohet për një legalizim fiktiv, pasi ka ligjëruar katet e një pallati që nuk ekzistonte. Dako është prej ish-zyrtarëve të lartë të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-deputetin Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, “Ka informacion të besueshëm se zoti Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit”.