AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 17:35

Një javë pasi dorëzoi kërkesën, PDIU tërhiqet nga ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në Librazhd

Një javë pasi dorëzoi kërkesën, PDIU tërhiqet nga

Rreth një javë më parë, PDIU dorëzoi kërkesën ankimore në KAS për rezultatet e Këshillit Bashkiak në Librazhd, duke pretenduar se është cenuar procesi zgjedhor i 14 majit.

Pavarësisht këtij fakti, PDIU është tërhequr dhe ka kërkuar nga KAS pushimin e çështjes.

Sipas këtij subjekti politik, në Librazhd ishin vërejtur shumë parregullsi dhe në momentin e procesit të numërimit të votave, nga drejtuesit e KZAZ-ve, në disa raste nuk shqiptohej me zë të lartë pasqyrimi i votës.