AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 16:17

“Çfarë libri ka bërë kjo drejtoresha?”, Belisa Muka i kthehet Neritan Cekës: Sulm dhe përbaltje! Arkeologjia është një shkencë ndërkombëtare

“Çfarë libri ka bërë kjo drejtoresha?”, Belisa

Pas deklaratave të arkeologut dhe akademikut Neritan Ceka se drejtoresha e Arkeologjisë, Belisa Muka nuk kishte botuar asnjë libër, vjen reagimi nga kjo e fundit.  

Muka u shpreh se arkeologjia është një punë në grup dhe një shkencë ndërkombëtare, duke shtuar se është bërë një sulm dhe një përbaltje ndaj arkeologëve.

“Drejtimi erdhi me një vendimmarrje kolegjiale. Këtu është një kontribut i rëndësishëm, i një projekti të fituar mbi bazën e pyetje të ngritura. Nëse flasim për autonomi duhet ta përcaktojnë hallkat vendimmarrëse se kush drejton dhe kush jo. Aktualisht janë 35 projekte ndërkombëtare që realizon Instituti, marrëveshjet tona shtrihen në një hapësirë të konsiderueshme”, ka thënë Belisa Muka për News24.

DEKLARTA E CEKËS

“Çfarë libri ka bërë kjo drejtoresha? Miqësia e tyre me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë është e tillë që ka krijuar bllokime. Vendos Asambleja dhe jo kryetari. Duhet të shihen se cila është mënyra më e mirë për të administruar shkencën. Drejtoresha me çfarë vendimi i merr projektet. I merr dot 4 projekte në Akademi, duhet të konkurrohet”, tha ai.