AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 18:17

Reagon për herë të parë pas lirimit Saimir Tahiri, mesazh “me spec”: Ti që ke gënjyer gjithmonë, më bëre të njoh padrejtësinë përballë

Reagon për herë të parë pas lirimit Saimir Tahiri, mesazh

Pak orë pas lirimit me kusht, ka reaguar për herë të parë Saimir Tahiri. Në një postim në Facebook ai shkruan se  do të vazhdojë të kërkojë të drejtën e tij.

Ndërkohë duket se ka edhe një mesazh për ata që kanë besuar tek pafajësia e tij, dhe ata të cilët kanë gënjyer dhe e bënë të njohë përballë padrejtësinë.

"Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.  Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim! Faleminderit pamase te gjithe!", shkruan ai.