AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 16:00

Mandati i Xhaçkës/ “Jemi apo bëjmë si budallenj?!”, propozimi epik i Korreshit: Të vijë një neuro-psikiatër, 10 juristë që s’dinë të lexojnë një vendim të Kushtetueses!

Mandati i Xhaçkës/ “Jemi apo bëjmë si

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacioneve, ku u fol për mandatin e Olta Xhaçkës si deputete. Opozita kërkon heqjen e mandatit për Xhaçkën, pasi e akuzojnë se bashkëshorti i saj ka përfituar si partner strategjik nga qeveria.

Mes shumë diskutimeve, ishte dhe ai i deputetit Saimir Korreshi, i cili nuk i kurseu ironitë për faktin që për të lexuar një vendim gjykate duhet një profesionist. “Ore në jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë”, është shprehur ai.

Më tej Korreshi shtoi: “Ne propozojmë, miratojmë ligje për 3 mln e kusur shqiptar dhe çuditërisht del e nevojshme për profesionist për të lexuar një vendim gjykatë. Pjesa më e madhe avokatë të mirë. Kam një kërkesë, propozoj një ekspert tjetër, neuro-psikiatër. Ore ne jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë. Me duket e çuditshme, ore të ndryshojmë profesionin. Të na japë një raport mjeko ligjor që jemi të aftë për të ushtruar profesionin”, ka thënë Korreshi.