TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, shpërblimi shkon në 100 mijë lekë të rinj. Nëse shpërblimi mujor ka qenë 40 mijë për ata që mbanin titullin akademik dhe 30 mijë për akademikët e asociuar, prej datës 1 qershor akademikët shpërblehen 100 mijë lekë dhe akademikët e asociuar 100. Vendimi ka hyrë në fuqi me 1 qershor dhe zyrtarizohet menjëherë pasi qeveria mbylli me VKM Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke i çuar katër institutet e saj si njësi, pranë Akademisë së Shkencave.
Ndërkaq, Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 15 900 000 (pesëmbëdhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh, i cili përballohet nga fondi i kontingjencës, i buxhetit të vitit 2023.
VENDIMI PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT MUJOR TË PËRHERSHËM PËR TITULL TË ANËTARËVE TË ASAMBLESË SË AKADEMISË SË SHKENCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 14, të ligjit nr. 53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave për fitojnë një shpërblim mujor të përhershëm, për titullin “Akademik”, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, dhe për titullin “Akademik i asociuar”, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë), edhe nëse marrin statusin e anëtarit “Emeritus”.
Dhënia e shpërblimit , sipas pikës 1 të këtij vendimi kryhet nga Akademia e Shkencave dhe përballohet nga buxheti vjetor, i miratuar për këtë institucion.
Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 15 900000 (pesëmbëdhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh, i cili përballohet nga fondi i kontingjencës, i buxhetit të vitit 2023.
Vendimi nr. 399, datë 27.3.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të rregullt, të anëtarëve të përhershëm Dhe të anëtarëve të asociuar të Akademisë së Shkencave”, i ndryshuar, shfuqizohet. Ngarkohet Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 qershor 2023.
Qeveria dyfishon shpërblimin, 100 mijë lekë në muaj për akademikët pasi mbyll Albanologjinë. Një Vendim i Këshillit të Ministrave ka dyfishuar shpërblimin mujor të akademikëve në vend që tani shkon në 100 mijë lekë të rinj. Nëse shpërblimi mujor ka qenë 40 mijë për ata që mbanin titullin akademik dhe 30 mijë për akademikët e asociuar, prej datës 1 qershor akademikët shpërblehen 100 mijë lekë dhe akademikët e asociuar 100. Vendimi ka hyrë në fuqi me 1 qershor dhe zyrtarizohet menjëherë pasi qeveria mbylli me VKM Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke i çuar katër institutet e saj si njësi, pranë Akademisë së Shkencave.
Ndërkaq, Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 15 900 000 (pesëmbëdhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh, i cili përballohet nga fondi i kontingjencës, i buxhetit të vitit 2023.
VENDIMI PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT MUJOR TË PËRHERSHËM PËR TITULL TË ANËTARËVE TË ASAMBLESË SË AKADEMISË SË SHKENCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 14, të ligjit nr. 53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave për fitojnë një shpërblim mujor të përhershëm, për titullin “Akademik”, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, dhe për titullin “Akademik i asociuar”, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë), edhe nëse marrin statusin e anëtarit “Emeritus”.
Dhënia e shpërblimit , sipas pikës 1 të këtij vendimi kryhet nga Akademia e Shkencave dhe përballohet nga buxheti vjetor, i miratuar për këtë institucion.
Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 15 900000 (pesëmbëdhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh, i cili përballohet nga fondi i kontingjencës, i buxhetit të vitit 2023. Vendimi nr. 399, datë 27.3.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të rregullt, të anëtarëve të përhershëm Dhe të anëtarëve të asociuar të Akademisë së Shkencave”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ngarkohet Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 qershor 2023.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku