TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gratë po fitojnë terren gradualisht në fushën e biznesit. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2022, 31.2 për qind e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në Shqipëri drejtohen nga gratë, me një rritje të lehtë me 0.1 për qind krahasuar me një vit më parë.
Pra e thëne ndryshe, 39.074 ndërmarrje kanë në krye një administratore grua. Nëse do ti kategorizojmë sipas numri të të punësuarve, ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar. E përkthyer në shifra, 34.816 ndërmarrje kanë 1-4 punonjës, 2.109 ndërmarrje kanë 5-9 punonjës, 1660 kanë 10 -49 të punësuar dhe 489 ndërmarrje kanë mbi 50 veta staf. Aktivitetet “Tregti” dhe “Shërbime të tjera” shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje, respektivisht me 34,2 për qind dhe 40,2 për qind.
Megjithatë edhe në sektorë të tjerë kanë hapësire të konsiderueshme, siç është Akomodimi dhe shërbimi ushqimor ku zënë 28.4 për qind, apo informacioni dhe komunikacioni, ku janë drejtuese apo zotërojnë 25,4 të ndërmarrjeve. Industria, ndërtimi si dhe sektori i bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve kanë përfaqësim më të ulët.
Ndërsa më pak interes për gjininë femërore i transportit dhe magazinimit, ku regjistrohen vetëm 8.1 për qind të kompanive që kanë drejtuese një zonjë. Gratë zënë 47,0% të të punësuarve gjithsej dhe sektori me përfaqësimin më të ulët të tyre është sektori i ndërtimit me 17 për qind.