TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lirimit nga burgu të Saimir Tahirit, ka reaguar ashpër ambasadorja Yuri Kim. Ajo thotë se këto veprime do kenë pasoja dhe se është shumë zhgënjyese të shohësh mënyrat e vjetra të mosndëshkimit.
"Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve - për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm - duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan ajo në Twitter.