AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 15:12

A mundet Saimir Tahiri t’i rikthehet politikës? Gazetari zbulon përgjigjen... ja kur mund të kandidojë ish-ministri

A mundet Saimir Tahiri t’i rikthehet politikës? Gazetari zbulon

Saimir Tahiri është liruar sot më kusht, ndërsa pyetja që shtrohet tashmë është nëse ai do të mund t’i rikthehet politikës.

Sipas gazetarit Elton Qyno  çështja është në Gjykatë të Lartë dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, atëherë nuk ka asnjë pengesë që ai të marrë poste publike.

“ Çështja është në gjykatë të lartë dhe nëse do të merret në shqyrtim dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, nga ana ligjore nuk ndalohet që të kandidojë për të marrë funksione publike apo në Partinë Socialiste. Ai ka qenë kryetar i PS-së për Tiranën dhe ish-Ministër i Brendshëm me këtë parti dhe ka një suport të madh politike. Dënimi e pengon sot për të marrë poste publike. Nëse gjykata e shpall të pafajshëm edhe pjesa e burgut barazohet me zero dhe padiskutim se imazhi i tij politik është i copëtuar ai nuk pengohet aspak për të garuar për çdo poste politik apo mandat deputeti”, tha ai.