TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta e 78-të vijon këtë mbrëmje në Tiranë, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, protestuesit u kanë bërë apel qytetarëve që t’u bashkohen në revoltën e tyre, ndërsa brohoritën: “Bashkohuni me ne!”. Pjesë e thirrjeve të protestuesve kanë qenë edhe kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe kundërshtimi ndaj klasës politike në tërësi.
Protesta zhvillohet në kuadër të tubimeve të njëpasnjëshme që kanë vijuar prej javësh në kryeqytet, me protestuesit që kërkojnë ndryshime politike dhe kundërshtojnë qeverisjen aktuale.