TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra pushues e turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Dalja masive nga plazhet këtë fundjavë gushti ka shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe kaos në qarkullim.
Situata bëhet edhe më e vështirë për familjet, pasi në automjetet e bllokuara ndodhen edhe fëmijë të vegjël. Qytetarët raportojnë se kanë mbetur në trafik prej rreth dy orësh, pa mundur të lëvizin normalisht.
Kolonat vijojnë të shtrihen për kilometra, nga Rana e Hedhun në aksin Lezhë-Milot.