AKTUALITET, 16 August 2026, 17:36

Flakët pushtojnë masivin pyjor të Tërbunit në Pukë/ Zjarrfikësit në luftë me zjarrin, era përkeqëson situatën

Masivi I pyjore i Terbunit në Pukë po digjet prej tre ditësh . Flakët  të ndihmuara nga era po zgjerojne perimetrin  ndërsa të vetmit që përballen me situaten në malin e lartë janë zjarrfikësit e Pukës dhe pak punonjës të Shërbimit pyjor. 

Në shumë kënde të zjarrit është ë pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës cfar detyron ndërhyrjen me mjete rrethanore, ndërsa aty ku autozjarrfikset arrin të afrrohen perimetri nuk po lejohet të zgjerohet. 

Deri tani janë dhjetra hektar shkurre të shkrumbuara, ndërsa sot flakët siç shikohet dhe nga pamjet kanë arritur në pyjet e lartë të pishës, që të ndihmuara nga era  po përhapen shpejt duke shkaktuar dëme kolosale për ekonominë pyjore të masivit. 

Sipas autoriteteve në zonë fatmirsisht nuk ka banesa apo element të tjerë të infrastrukturës çfar ka bër siç duket që të mos ketë as masa të shtuara në ndihmë të zjarrfikësve lokal, që po luftojnë të vetem me flakët që kanë përpirë Tërbunin në Pukë.