TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy shitës biletash për anijet turistike janë konfliktuar në zonën e Skelës, ku të dy ushtrojnë aktivitetin e shitjes së biletave për turet turistike me anije.
Pas konfliktit, njëri prej tyre, Edmond Gorishova, dyshohet se ka goditur me thikë shitësin tjetër, Dhimo Thominin, duke e plagosur lehtë.
I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Vlorës, ku sipas mjekëve plaga ka rezultuar sipërfaqësore dhe ai jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja rikthen në vëmendje konfliktet që lindin mes shitësve të biletave për anijet turistike, kryesisht për shkak të konkurrencës për klientët dhe aktivitetin e shitjes në këtë zonë.