AKTUALITET, 16 August 2026, 16:39

Zjarr i qëllimshëm në Vukatanë të Shkodrës, shoqërohet në polici zjarrvënësi i dyshuar

Një vatër zjarri e dyshuar si e vendosur qëllimisht në Vukatanë të Shkodrës u vu nën kontroll në kohë sot, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave.

Sipas kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zjarri u izolua dhe u shua falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve zjarrfikës, ndërsa personi i dyshuar për ndezjen e tij është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Beci bëri të ditur gjithashtu se vetëm në 24 orët e fundit zjarrfikësit kanë ndërhyrë në pesë v