TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta e 78-të kundër qeverisë vijon në Tiranë, ndërsa pjesëtarë të diasporës shqiptare janë bërë pjesë e marshimit drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe politike e kundër sistemit. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk kanë munguar as ironitë drejtuar deputetëve socialistë.
Marshimi është zhvendosur në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojë tubimi. Pjesëmarrja e diasporës është shtuar gjatë ditëve të fundit, me shqiptarë që kanë ardhur nga vende të ndryshme për t’iu bashkuar protestave. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.