AKTUALITET, 3 November 2026, 15:08

Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët

Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara, në rrugën “Kastriotët” kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi S.Daci, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Daci, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, shtetasit A. D, 51 vjeç, dhe L. D, 23 vjeç, (familjarë të 20-vjeçarit), u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të banesës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të penguar kryerjen e kontrollit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.